Qeveria e Kosovës ka pezulluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Kosovën me Malin e Zi, pas ankesës së Serbisë se punimet rrezikojnë një manastir në Deçan, e për rrjedhojë vënë në rrezikon dialogun Kosovë-Serbi.
Në një deklaratë për shtyp të dielën, Kryeministri Avdullah Hoti urdhëroi pezullimin e punimeve pas ankesës së presidentitVučić se rrezikohej manastiri i mbrojtur i krishterë i Deçanit.
Megjithatë Hoti theksoi nevojën për të gjetur mënyra të tjera ligjore dhe praktike për të mundësuar përfundimin e rrugës që lidh Kosovën me Malin e Zi duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare të Kosovës.