Kosova pritet të miratojë masa të reja kundër koronavirusit

Nga Exit News
Kosova pritet të miratojë masa të reja kundër koronavirusit

Qeveria e Kosovës pritet të mbledhet të hënën, në orën 15:00, për të diskutuar masat e reja anti-COVID, sipas një raporti të platformës KOHA.

Më herët është lajmëruar se do hyjnë në fuqi masa të reja, të cilat do të prekin rstorantet dhe bizneset.

Për këtë shkak pritet të mblidhen edhe Shoqata e Gastronomëve në orën 14:00, sipas të njëjtit raport.

Afrim Muçiçi, përfaqësues i Odës së Hotelerisë ka akuzuar partitë politike se rritën infektimet gjatë fushatës. Ndërkohë, sipas tij, pasojat i vuajnë bizneset që mbajnë familjet.

Dihet që prej sallave të dasmave ne mbajmë familje, kurse partitë politike i shfrytëzuan ato për fushata, u rrit numri i të infektuarve kështu që duan tashmë ta mbyllin vendin. Jemi një zëri të bashkuar, ne jemi pro hapjes për të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq gjatë kësaj kohe, i kemi shkuar rrugës institucionale, nuk kemi dalë në rrugë të përballemi me dhunë”, ka thënë ai.

Kundër masave të reja janë shprehur edhe disa përfaqësues komunash, për shkak të dëmit ekonomik që do të sillnin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>