Kosova propozon filmin kosovar ‘Exil’ për çmimin Oscar

Nga Exit News
Kosova propozon filmin kosovar ‘Exil’ për çmimin Oscar

Kosova ka propozuar filmin e regjisorit kosovar Visa Morina si kandidaturë për çmimin Oscar. Lajmi u dha nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila në një njoftim shkruan:

“Në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.”

Sipas REL, filmi flet për Xhaferin -me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Matieviq), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani dhe dyshon se është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë. Filmi mundohet të japë portretin e emigrantëve që mundohen të integrohen në jetën e vendit që kanë zgjedhur të emigrojnë.

Gjatë verës, Exil fitoi çmimin kryesor të të Festivalit të Sarajevës, Zemra e Sarajevës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>