Kosova nuk do të marri pjesë në shpërndarjen e çmimeve Nobel, për shkak të një prej fituesve, shkrimtarit Peter Handke. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli. Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan:
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. “
Ai i bëri thirrje dhe shtetit shqiptar të veprojë në të njëjtën mënyrë si shteti i Kosovës.
“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”
Peter Handke fitoi çmimin Nobel për Letërsinë. Ai u bë i njohur për admirimin e tij ndaj Slobodan Millosheviçit, si dhe një mohues i madh i genocidit. Gjatë viteve 1990, ai doli në skenë si një mbrojtës i zëshëm i Serbisë gjatë rënies së ish-Jugosllavisë, duke i krahasur ata me hebrenjtë dhe me nazistët.Handke ka qënë njeri i afërt me Miloshevicin dhe ai shkroi eulogjinë në funeralin e tij, ndërkohë që ai u gjykua nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë për genocid dhe për krime të tjera të kryera gjatë viteve 1990.