279 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.751 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 5.795 të infektuarish aktivë me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, 1.387 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.