Kosova regjistron 279 raste të reja dhe 4 viktima me Covid

Nga Exit News
Kosova regjistron 279 raste të reja dhe 4 viktima me Covid

279  të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1.751 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste

Aktualisht në Kosovë ka një total prej 5.795 të infektuarish aktivë me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, 1.387  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>