Kosova regjistron 296 raste të reja dhe 5 viktima

Nga Exit News
Kosova regjistron 296 raste të reja dhe 5 viktima

Në Kosovë ditën e mërkurën janë regjistruar 296 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1158 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 11.318. raste aktive me koronavirus, me një total prej 47.499  rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.255 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>