Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 501 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 364 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 87 012 raste.
Mbeten 12 433 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 101.517 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 072 pacientë kanë humbur jetën.