Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 385 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1442 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11.307 raste aktive me koronavirus, me një total prej 48.337 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.240 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.