Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 576 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 599 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 85 196 raste.
Mbeten 12 900 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç)..
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 100.135 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 039 pacientë kanë humbur jetën.