Kosova regjistron 701 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima

Nga Exit News
Kosova regjistron 701 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima

Kosova regjistroi të mërkurën 701 raste dhe 14 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi IKSHPK.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 737. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 84 328, kurse numri i rasteve aktive është 13 186.

Më shumë të infektuar pati Prishtina me 157 ndjekur nga Gjilani 84, Mitrovica 59, Peja 51, Ferizaj 46 etj.

IKSPSHPK njoftoi se u kryen 4 557 testime.

Numri total i rasteve pozitive është 99 536 raste nga 486 970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 022 raste të vdekjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>