Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 860 raste të reja me Covid

Nga Exit News
Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 860 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë me dije të premten se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjashtë viktima me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç)”.

Gjithashtu janë raportuar 860 të infektuar të rinj, pas kryerjes së 4 318 testeve, në institucionet publike e private të shëndetit.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 682 pacientë kanë mposhtur sëmundjen e koronavirusit, por mbeten ende 13 106 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë në Kosoë janë regjistruar 86 194 të infektuar, prej të cilevëve 1 819 kanë humbur jetën.

Raporti i REL njofton se të premten se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 720 pacientë me koronavirus.

Mes tyre, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 670 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>