Qytetarët e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nuk do të mund të lëvizin nga ora 21:00 e mbërmjes deri në 05:00 të mëngjesit.
Vendimi u mor nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e 5 korrikut, për shkak të shtimit të të infektuarve me Covid-19 në këto qytete.
Po ashtu, të gjithë bizneset në këto qytete do të kufizojnë oraret e punës deri në orën 21:00.
Ndërsa baret, restorantet, klubet dhe bizneset e ngjashme në gjithë territorin e Kosovës, do të punojnë deri në orën 21:00.
Transport publik si autobusë, taksi, lejohen të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve dhe në respektim të protokolleve të vëna nga Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë insititucionet publike në Kosovë janë këshilluar të mbajnë në zyra vetëm stafet e nevojshme dhe pjesa tjetër të punojë nga shtëpia.
Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, në Kosovë, ndërsa të shtunë, 8 pacientë kanë humbur jetën, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve ditore që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.