Kosova rikthen kufizimin e lëvizjes për qytetarët

Nga Exit News
Kosova rikthen kufizimin e lëvizjes për qytetarët

Qytetarët e  Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nuk do të mund të lëvizin nga ora 21:00 e mbërmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Vendimi u mor nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e 5 korrikut, për shkak të shtimit të të infektuarve me Covid-19 në këto qytete.

Po ashtu, të gjithë bizneset në këto qytete do të kufizojnë oraret e punës deri në orën 21:00.

Ndërsa baret, restorantet, klubet dhe bizneset e ngjashme në gjithë territorin e Kosovës, do të punojnë deri në orën 21:00.

Transport publik si autobusë, taksi, lejohen të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve dhe në respektim të protokolleve të vëna nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë insititucionet publike në Kosovë janë këshilluar të mbajnë në zyra vetëm stafet e nevojshme dhe pjesa tjetër të punojë nga shtëpia.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, në Kosovë, ndërsa të shtunë, 8 pacientë kanë humbur jetën, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve ditore që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>