
Kosova shënoi të enjten 32 viktima nga COVID-19 duke e çuar në 170 numrin e jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit gjatës 7 ditëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 1612 persona kanë dalë pozitivë, rreth 12 përqind e të testuarve në total gjatë 24 orëve të fundit.
2460 pacientë u shëruan, ndërsa të infektuar aktualisht janë 26 524.
Në total, mbi 296 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza në Kosovë.