Kosova shënon 11 viktima dhe 688 raste të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Kosova shënon 11 viktima dhe 688 raste të infektuar me Covid-19

Kosova shënoi 688  raste të​ reja me koronavirus dhe 11 vdekje në 24 orët e fundit, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 236 raste dhe u regjistruan 11,431 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për  29,805 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 833 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>