
Kosova shënoi 765 raste të reja me koronavirus dhe 11 vdekje në 24 orët e fundit, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 193 raste dhe u regjistruan 10,752 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 28,616 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 809 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.