
Kosova shënoi 22 viktima nga COVID-19 njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 13% e të testuarve, 1894 persona nga 14 284 të testuar.
Aktualisht në Kosovë ka 27 404 të infektuar me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1354 pacientë.
Në total, 284 269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht në Kosovë.