Kosova shënon 637 raste dhe 13 viktima

Nga Exit News
Kosova shënon 637 raste dhe 13 viktima

Kosova të hënën shënoi 637 raste të​ reja me koronavirus, dhe 13 vdekje, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 104  raste dhe u regjistruan 7,798 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 792 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 768 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>