Kosova shënon 767 raste dhe 8 viktima

Nga Exit News
Kosova shënon 767 raste dhe 8 viktima

Kosova të hënën shënoi 767 raste të​ reja me koronavirus, dhe 8 vdekje, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 186 raste dhe u regjistruan 9,418  raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,888 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 784 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>