
Kosova ka rritur ndjeshëm numrin e laboratorëve të licencuar për testimet sereologjike dhe ato PCR për Covid-19.
Testimi sereologjik tregon nëse personi ka kaluar virusin ka dhe antitrupa, ndërsa testimi PCR tregon nëse virusi është aktiv në trup.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka licencuar dhe 9 laboratore të testeve, duke e çuar totalin e laboratorëve të licencuar në 38.
Prej tyre dy janë për kryerje të testeve PCR, ndërsa pjesa tjetër për testimet sereologjike.
Nuk dihet ende se sa do të jetë çmimi i testeve PCR, ndërsa për testimin sereologjik, çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro.
Në Kosovë, numri total i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 10 590, prej të cilëve 354 kanë humbur jetën.