Kosova shtyn nisjen e vitit shkollor prej përkeqësimit të situatës së pandemisë

Nga Exit News
Kosova shtyn nisjen e vitit shkollor prej përkeqësimit të situatës së pandemisë

Në Kosovë do të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për shkak të përkeqsimit të situatës së pandemisë.

Arsimi parauniversitar pritet të nisë jo më datë 1 por në 13 shtator, sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi njoftoi vendimin e qeverisë për Radio Evropa e Lirë pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përveç shtyrjes së nisjes së vitit shkollor, Kosova do të rikthejë disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Fillimi i vitit të ri shkollor, sipas ligjeve në fuqi, në Kosovë nis më 1 shtator.

Masat e paralajmëruara janë:

  • Orë policore nga 22:00 deri në 05:00
  • Lokalet dhe restorantet do lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme me vetëm 70 përqind të kapacitetit.
  • Në qendrat tregtare restorantet nuk do të funksionojnë.
  • Sallat e dasmave, klubet e natës dhe kinematë do të qëndrojnë plotësisht të mbyllura.

Ibrahimi tregoi se përfaqësues të komunave kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohen inspektimet dhe të ketë më shumë qendra vaksinimi.

16 persona humbën jetën në Kosovë në 24 orët e fundit nga COVID-19 ndërsa u regjistruan edhe 2098 raste të reja.

Aktualisht janë rreth 25 mijë të infektuar dhe mbi 1 mijë të shtruar në spitale, prej të cilëve 55 në gjendje të rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>