Kosova siguron mbi 100 mijë doza të Pfizer deri në qershor

Nga Exit News
Kosova siguron mbi 100 mijë doza të Pfizer deri në qershor

Kosova do të marrë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të qershorit.

Dozat do të sigurohen përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky program synon të shpërndajë vaksina në vendet e varfra. Të hënën COVAX bëri publike listën e 146 vendeve të botës ku pritet të shpërndahen vaksinat. Mes tyre ishte pjesë edhe Kosova.

Lista tregon se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova ishte e fundit që nisi vaksinimi në rajon. Ajo mori në mars 24 mijë doza të AstraZeneca përmes së njëjtës skemë.

Në periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100.800 vaksina AstraZeneca.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>