
Në Kosovë u regjistruan të hënën 6 të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ndërsa u shëruan 131 pacientë, duke e cuar në 9,923 numrin në total.
Numri i rasteve aktive është 3,251 persona. Në total, Kosova raporton 13,713 të infektuar dhe 539 viktima.