Kosovë, 13 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 125 totali

Nga Exit News
Kosovë, 13 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 125 totali

13 persona të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 125.

Të gjithë personat e prekur janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Gjakovë.

Institucionet po punojnë për gjurmimin e kontateve të personave të rinj të konfimuar. Më shumë se 2500 persona, si kontakte të të prekurve, janë nën mbikëqyrje për të parë nëse shfaqin simptoma.

Deri tani në Kosovë janë testuar 1.380 persona ku 125 kanë rezultuar të prekur, prej të cilëve vetëm 1 i moshuar 82-vjeçar ka ndërruar jetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>