
2 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në 3.
Pacientët janë një 59-vjeçar dhe një 70-vjeçare. Të dy vuanin dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe me sëmundje shoqëruese dhe të shtruar në terapi intensive prej ditësh.
Që prej 12 marsit, kur u identifikua pacienti i parë me koronavirus në Kosovë, vetëm një kishte humbur jetën.
Deri më 6 prill, në Kosovë ka 145 të infektuar nga 1964 persona të testuar në total.