206 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.281 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 389 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 5.951 të infektuarish aktivë me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, 1.383 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.