
249 raste të reja dhe 3 viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në total u kryen 2 868 teste në 24 orë.
Në Kosovë deri më tani ka 1 548 viktima në total, 64 768 raste të të infektuarve dhe 56 344 të shëruar.
Rasti i parë me koronavirus u shënua në 13 mars, 2020. Raste aktive aktualisht janë 6.876.