285 raste të reja dhe 5 viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në total u kryen 3,196 teste në 24 orë.
Në Kosovë deri më tani ka 1,558 viktima në total, 65,350 raste të të infektuarve dhe 56,974 të shëruar.
Rasti i parë me koronavirus u shënua në 13 mars, 2020. Raste aktive aktualisht janë 6,818.