
Në Kosovë u regjistruan të hënën 3 të vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ndërsa u shëruan 187 pacientë, duke e cuar në 10,300 numrin në total.
Numri i rasteve aktive është 3,059 persona. Në total, Kosova raporton 13,910 të infektuar dhe 551 viktima.