
Kosova shënoi të shtunën 498 raste të reja dhe 8 humbje jete nga me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat u publikuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
641 persona u shëruan, duke e çuar numrin në 12,609 në total, sipas IKSHPK.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,153 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,061 kanë vdekur.
Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, me vaksina AstraZeneca, të sjella nga nisma e BE-së Covax.
Vendi pret të marrë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.