6 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 574.
76 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar një rënie të numrit të të infektuarve ditorë krahasuar me një ditë më parë.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 14,377 të infektuar.
Prej tyre 2 877 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 10 926 pacietë janë shëruar.