
Në Kosovë u regjistruan të hënën 97 raste të reja të infektuar me koronavirus dhe asnjë viktimë, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në 24 orët e fundit u shëruan 139 pacientë, duke e çuar në 10,782 numrin në total.
Numri i rasteve aktive është 2,951 persona.
Në total, Kosova raporton 14,301 të infektuar dhe 568 viktima që nga nisja e pandemisë Covid-19.