Gjykata e Prizrenit dënoi me 22 vjet burg Darko Tasic për pjesmarrje në masakrën në fshatin Krusha e Vogël në 1999, në Kosovë.
Ditën e hënë, Darko Tasic u gjet fajtor për krime lufte kundër shqiptarëve në këtë fshat. Ai duhet të paguajë edhe gjobë kundrejt familjes Hajdari, shtëpia e të cilëve u dogj.
Tasic ka qënë anëtar i forcave policore jugosllave. Ai ka djegur dhe ka hedhur trupat e njerëzve në lum, pas masakrës. Ai është fajtor edhe për vjedhje, konfiskim dhe shkatërrim me dashje të pronës private. Këto krime janë kryer nga 15 deri në 26 Mars 1999.
Dëshmitarët i thanë gjykatës në vitin 2019 dhe 2018 se kanë parë Tasic dhe babain e tij, me një kamion të verdhë, ku kishin të ngarkuar trupat e vdekur, të cilët më pas i kanë djegur e i kanë hedhur në lumë.
Bajram Zylfiu, një tjetër dëshmitar, i cili i mbijetoi masakrës së 1999, në Krushë të Vogël, i tha gjykatës së Prizrenit se në nëntor 2018 ka parë Tasic “duke djegur shtëpinë e familjes Hajdari, duke djegur anëtarët e familjes dhe në fudn duke i hedhur në lumë”.
Zylfiu është një nga 20 personat që i mbijetuan masakrës së Krushës së Vogël ku u vranë 109 njerëz nga forcat ushtarake serbe. Sipas Zylfiut ai dhe 6 të tjerë arritën t’i shpëtonin serbëve.
Botuar në BalkanInsight/Përshtatur nga Exit News