Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten gjashtë viktima me koronavirus.
Rastet e vdekjeve janë regjistruar në komunat:
Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 730 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3 317 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Ndërkohë, sëmundjen e kanë kaluar 512 persona dhe ngelen rreth 10 530 raste aktive.
Prej rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 76 110 raste të infektimit dhe 1 688 të vdekur.