Kosovë, hapja e shkollave varet nga situata e Covid-19

Nga Exit News
Kosovë, hapja e shkollave varet nga situata e Covid-19

Vendimi për hapjen e shkollave në Kosovë do të merret në bazë të situatës epidemiologjike.

“Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet”, njoftoi në një postim në Facebook, Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti.

Sipas tij, po ashtu janë duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional.

Të dielën në Kosovë u regjistraun 12 viktima dhe 188 të infektuar të rinj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme