Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, partisë në koalicion me Vetëvendosjen, i ka vënë kryeministrit Albin Kurti dy kërkesa për të shmanguar mocionin e mosbesimit ndaj tij.
Zoti Mustafa kërkon që Albin Kurti sot:
– Të tërheqë shkarkimin e Agim Veliut si ministër i Brendshëm;
– Të heqë menjëherë tarifat ndaj Serbisë, siç ka kërkuar dhe SHBA-ja.
Dy ditë më parë, kryeminisri Albin Kurti shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, njëkohësisht dhe nënkryetar i LDK-së, për shkak të mospajtimit me qendrimin e qeverisë Kurti se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë është masë ekstreme.
Menjëherë pas këtij vendimi, LDK njoftoi se ky vendim është marrë pa u konsultuar më parë me drejtuesit e LDK-së si pjesë e koalicionit, ndaj nuk e pranojnë këtë vendim. LDK njoftoi se do të nisë mbledhjen e firmave të deputetëve për të bërë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti.