Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka vendosur mbylljen e lojërave të fatit.
Me 74 vota pro, deputetët e Kosovës kanë miratuar sot projektrezolutën që pezullon për 30 ditë lojërat e fatit.
Ky është hapi i parë dhe në vazhdim pritet që qeveria të dorëzojë në kuvend projektligjin e plotë për mbylljen për të paktën 10 vjet të lojërave të fatit.
Ai që nisi fushatën për mbylljen e lojërave të fatit ishte Avdullah Hoti, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së. Sipas tij, lojërat e fatit janë të lidhura me krimin:
“Në Kosovë ekzistojnë 1.645 aparate të licencuara të lojërave të fatit. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, e lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe të familjeve tona.”