Kosovë, muri në Mitrovicë shembet nesër

Kosovë, muri në Mitrovicë shembet nesër

Sipas gazetës kosovare Indeksonline, muri i paligjshëm i ndërtuar nga serbët në veri të Mitrovicës do të shembet me 4 ose 5 shkurt. Përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe të serbëve të Mitrovicës Veriore, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, kanë firmosur përfundimisht nënshkrimin për rrënimin e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin parashikohet shembja e këtij muri ilegal. Firmosjen për largimin e tij e kanë bërë serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiq dhe Branimir Stojanoviq.  Ndër të tjera, në marrëveshje shkruhet se palët kanë rënë dakord për heqjen e strukturës ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.

“Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti.  Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese”, thuhet në vendimin e nënshkruar në orën dy pasmesnate.

Gjithashtu, sot do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, i cili do të diskutojë vetëm për çështjen e murit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>