Kosovë, partitë asnjë ankesë për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhje

Nga Exit News
Kosovë, partitë asnjë ankesë për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ende nuk kanë apeluar vendimin e KQZ-së Kosovë për të mos certifikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas mediave kosovare, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ankesë lidhur me vendimin e KQZ-së një ditë më parë. Vlen të theksohet se partitë kanë afat vetëm 24 orë për të apeluar vendimin e KQZ-së.

Nëse partitë janë të pakënaqur me vendimin e PZAP-së, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

Një ditë më parë, KQZ në Kosovë nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës.

LVV, AAK dhe Nisma nuk janë certifikuar pasi nuk kanë zëvendësuar kandidatët që KQZ njoftoi se janë të papërshtatshëm sipas ligjit për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.

Mesditën e së mërkurës KQZ-ja e Kosovës njoftoi se 47 kandidatë për deputetë nga 1,079 kandidatë në listat e partive nuk janë të përshtatshëm për të kandiduar.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>