Me përfundimin e numërimit të rreth 96 për qind të votave në Kosovë, ka niusr llogaritja e mandateve të deputetëve që do të ketë secila forcë.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosja me 25,7 për qind të votave, parashikohet të marrë 31 vende në parlament nga 120 në total.
Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 vende, ndërsa në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 26 vende.
Koalicioni AAK-PSD, që ka fituar 11.59 për qind të votave, pritet të marrë 14 vende në parlament, ndërsa Lista Serbe 7 vende.
Koalicioni Nisma-AKR-PD, me 4,9 për qind të votave deri tani, ndodhet ende nën pragun prej 5 për qindësh dhe rrezikon të mos marrë asnjë mandate në kuvendin e ri.
Nëse kalon pragun, ky koalicion mund të marrë deri në 6 mandate duke ulur numrin e mandateve të partive të tjera.
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shpallur fitoren dhe ftoi publikisht LDK-në dhe Vjosa Osmanin për të formuar koalicionin qeveritar.
Zonja Osmani, po ashtu, ka lënë të kuptohet se është e hapur për negociata me Lëvizjen Vetëvendosja.