
Një tjetër person është identifikuar me koronavirus në Kosovë, pas dy të prekurve të parë të identifikuar dje.
Personi i prekur është i afërm me të moshuarin 77-vjeçar që u identifikua dje. I moshuar ishte kthyer nga Italia para disa ditësh.
Qeveria Kurti ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke pezulluar transporti urban, mbyllur kufijtë tokësorë dhe pezullimin e e përkohshëm të të gjithë linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës.
Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha kafet, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.