Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën tetë viktima me koronavirus.
Rastet e vdekjeve janë regjistruar në komunat:
Prishtinë 2 (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 (70 vjeç), Gjilan 1 (71 vjeç), Klinë 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (74 vjeç), Viti 1 (64 vjeç), Vushtrri 1 (67 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 578 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3 142 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Ndërkohë, sëmundjen e kanë kaluar 470 persona dhe ngelen 10 630 raste aktive.
Prej rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 76.688 raste të infektimit dhe 1.696 të vdekur.