
Zgjedhjet vendore në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Vendimi u njoftua nga Presidenca, të martën 15 qershor.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.