Prej 1 shtatorit 2021, do të ndryshojë mënyra e lëshimit të faturave nga bizneset për shitjet.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol mbi sistemin e ri të fiskalizimit që do të hyjë në fuqi gjatë vitit 2021.
Të gjitha shitjet e tatimpaguesve do të raportohen menjëherë online përmes një sistemi të lidhur me Drejtorinë e Tatimeve.
Sistemi i ri kombinon teknologjinë dhe një sërë rregullash të reja për t’u dhënë mundësinë autoriteteve tatimore që të mbikqyrin në kohë reale të gjitha shitjet e tatimpaguesve, me qëllim uljen e evazionit fiskal.
Për instalimin e sistemit të ri bizneseve u duhen.
- Një pajisje fiskale: një pajisje elektronike që mund të lëshojë fatura shitjeje
- Një printer të lidhur me të ose të integruar në një. Mund të jetë kompjuter, I-pad, telefon, mund të jenë edhe një pjesë e regjistrave aktualë‚ atë që janë më moderne
- Një program kompjuterik/aplikacion që lëshon dhe pranon fatura elektronike
- Lidhje interneti për të mundësuar komunkimin midis tatimpaguesit dhe autoriteteve fiskale
- Certefikim nga Agjencia Shoqërisë se Informacionit qe jep edhe firmën elektronike me të cilën nënshkruhet çdo faturë elektronike.
Sipas një përllogaritjeje të “Me Pak Fjalë”, kostot fillestare të bizneseve do të jenë 15 – 60 mijë lekë.
Ndërsa kostot vjetore variojnë nga 40 – 68 mijë lekë.