Qeveria greke njofton se marrëveshja me Shqipërinë është arritur

Qeveria greke njofton se marrëveshja me Shqipërinë është arritur

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”, — u shpreh Ministri Kotzias në një intervistë për televizionin grek Alfa.

Këto dekalarata pasojnë, deklaratën e bërë sërish nga Ministri Kotzias në fund të Janarit se:

Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje detare nga bregu, maksimumi që lejohet nga Konventa e OKB-së për Ligjin e Detit.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet deri në muajin prill, kur dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras do të vizitojë Shqipërinë

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar as nga Ministri Bushati dhe as nga Kryeministri Rama nëse deklaratat e Nikos Kotzias janë të vërteta apo jo.

Ministri Bushati nuk ka pranuar të flas asnjëherë për marrëveshjen. Ai ka thënë vetëm se “do të jetë marrëveshje e drejtë, e ndershme… e zbatueshme….” dhe “të dyja shtetet do të dalin nga procesi i bisedimeve me ndjesinë që kanë marrë atë që u takon”.

Kuptohet qartë se marrëveshja është mbyllur në nivel politik, në mungesë të theksuar të transparencës, si në aspektin politik por sidomos në atë teknik.

Ndaj, çdo përpjekje institucionale që po bëhet në vend duket se shërben vetëm për të justifikuar vendimin e qeverisë Rama për ti falur 12 milje det shqiptarë shtetit grek, në mungesë të transparencës dhe në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Konventave Ndërkombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>