KPA konfirmon në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka

Nga Exit News
KPA konfirmon në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka.

Disa ditë më parë, Komisioneri Publik (KP) u tërhoq nga ankimi i tij ndaj kryetares së Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka, me argumentin se provat e paraqitura, justifikonin pasurinë e saj.

Në seancën e zhvilluar të premten, KP pohoi se provat e sjella nga disa kompani publike dhe private ishin të mjaftueshme dhe se provohej që Kolgjoka kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë për të cilën ishte ankuar dhe se prindërit nuk ishin persona të lidhur.

Ai i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të konfirmonte në detyrë gjyqtaren Kolgjoka. Vendimi për Kolgjokën do të merret në 25 qershor.

Kolgjoka u konfirmua në detyrë në dhjetor të 2018, ndërsa në fund të janarit KP ankimoi vendimin ndaj saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>