KPK konfirmoi sot në detyrë kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë prej Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Berkteshi. Komisioni nuk gjeti probleme në asnjë nga kriteret e rivlerësimit.
Sipas KPK-së, prokurori Çela nuk kishte probleme me pasurinë dhe kishte burime të ligjshme për krijimin e saj. DSIK, po ashtu, e konsideroi zotin èela të përshtashëm për të vazhduar detyrën.
Aktualisht Çela është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Olsian Çela njihet si prokurori i çështjes ‘Xibraka’, ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të kartodromit’ dhe dosjen e trafikut të drogës nga grupi “Kompas”.
Në garën për Prokuror të Përgjithshëm janë Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela dhe avokati Lulzim Alushaj. Ky i fundit është i vetmi që nuk është përballur ende me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.