
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, të martën, gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës Irena Brahimin.
Vendimi u mor nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.
Gjatë hetimit admistrativ, KPK nuk gjeti probleme me pasurinë, profesinalizmin dhe figurën e gjyqtares.
Gjyqtarja Brahimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës.
Prej vitit 2004, ajo punon në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.