KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Shkodër, Valbona Vata

Nga Exit News
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Shkodër, Valbona Vata

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata.

Komisioni evidentoi pamundësi financiare për një pjesë të vlerës së këstit të parë të një apartamenti në Tiranë, të porositur në vitin 2010.

Komisioni i gjeti të sakta deklarimet e gjyqtares Vata për këtë pasuri, por konstaton pamundësi për shlyerjen e këstit të parë.

Komisioni nuk gjeti probleme në blerjen e një makine në vitin 2010 kundrejt shumës 320 mijë lekë.

Gjithashtu, rezultoi se ajo ka pasur burime të mjaftueshme edhe për blerjen e e një makine tip Benz në vitin 2009, që ia ka dhuruar po atë vit motrës së saj.

Në lidhje me figurën dhe profesionaliteti, gjyqtarja Vata u vlerësua pozitivisht.

Valbona Vata ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar fillimisht në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2003, Vata e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ndërsa në vitin 2007 është emëruar kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012. Paralelisht me funksionin si gjyqtare, ajo është angazhuar në mësimdhënie në institucione private si dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>